Formula 1 ka zgjatur kontratën e saj me Çmimin e Madh të Kinës deri në vitin 2025. Ndonëse ndalesa në Kinë nuk do të bëhet në kalendarin rekord me 23 gara të sezonit të ardhshëm, për shkak të problemeve që lidhen me pandeminë, kampionati botëror i garave me makina synon që të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur në Shangai.
Gara e fundit në Çmimin e Madh të Kinës u zhvillua në vitin 2019, kur Formula 1 festoi garën e saj të 1000-të. Debutimi ka ndodhur në vitin 2004, me firoren e Rubens Barrichellos me Ferrarin e tij.
“Edhe pse jemi të gjithë shumë të zhgënjyer që nuk mund ta përfshinim Kinën në kalendarin e vitit 2022 për shkak të pandemisë, Shangai do të rifutet në kalendar sapo kushtet ta lejojnë dhe mezi presim që të kthemi sa më shpejt të jetë e mundur bashkë me tifozët”, deklaron administratori i deleguar i Formula 1, Stefano Domenicali. / Oversport.tv