Formula 1: Perez fiton “Sprint Race”, Leclerc do të niset i pari në Baku

Sergio Perez dominon në “Sprint Race”, dhe fiton garën e parë të javës në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Piloti meksikan i Red Bull la pas vetes Charles Leclerc me Ferrari që e nisi nga “Pole Position” këtë Sprint Race. Në shkallën më të ulët të podiumit u vendos kampioni i botës në fuqi Max Verstappen.

Vendi i katërt për George Russell me Mercedes, ndërsa top 5 mbyllet nga piloti i Ferrarit Carlos Sainz. Kujtojmë që në këtë Sprint Race vendi i parë fiton 8 pikë dhe deri në vendin e tetë pikët zbresin me nga një. Në vend të gjashtë e mbylli Fernando Alonso, ndërsa Lewis Hamilton dhe Lance Stroll siguruan respektivisht vendin e shtatë dhe të tetë.

Sa i përket garës së nesërme, me ndryshimin e rregullores, Charles Leclerc do të niset nga vendi i parë sërish, pasi siguroi “pole position” në provat zyrtare ditën e premte. Pas tij do të nisen dy pilotët e tjerë të Red Bull, Verstappen dhe Perez, që do të ndajnë dy makinat Ferrari me Sainz që u pozicionua në vendin e katërt në provat e lira. /oversport.tv