Formula 1: Verstappen regjistron kohën më të shpejtë në Belgjikë, por i pari do të niset Leclerc

Max Verstappen regjistron kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Belgjikës, por i pari në garën e së dielës do të niset Charles Leclerc.

Në fakt, kampioni në fuqi i botës dhe lideri aktual i renditjes për pilotë Max Verstappen regjistroi kohën më të shpejtë (1:46.168) në pistën e Spa, por u penalizua me 5 pozicione për shkak se ndryshoi paketën e marsheve.

I pari në garën e së dielës do të niset piloti i Ferrarit Charles Leclerc, që gjithashtu bëri një paraqitje shumë të mirë në provat zyrtare. Perez do të niset i dyti, Hamilton i treti, Sainz i katërti, ndërsa Piastri dhe Verstappen do të nisen nga radha e tretë.

Kujtojmë që provat zyrtare të Çmimit të Madh të Belgjikës u zhvilluan sot, pasi nesër do të zhvillohet Sprint Race. / Oversport.tv