FOTO/ Lojtari i ulet në gjunjë arbitrit që mos ta ndëshkojë me karton të kuq

Një ngjarje vërtet interesante ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Rabotnickit dhe Akademisë Pandev. Ndeshja ishte 3-0 për miqtë dhe gjatë minutës së 83, portieri vendas Bojan Ilievski ka bërë një ndërhyrje të gabuar.

I ndëshkuar më parë me karton të verdhë, ai tashmë rrezikonte të ndëshkohej më karton të kuq. Kështu, portieri gjeti një metodë shumë interesante për t’i shpëtuar ndëshkimit. Ai u ul në tokë duke ju lutur arbitrit të mos e ndëshkojë atë.

Megjithatë, arbitri Idrizi u tregua i pamëshirshëm. Lojtari i Rabotnickit mori kartonin e kuq dhe u desh të largohej më herët nga fusha e lojës duke e lënë ekipin e tij me dhjetë lojtarë. /oversport.tv