FOTO/ Nga Xhaferi te Colella, kush janë personazhet që po ndjekin nga afër finalen Flamurtari-Korabi

Finalja e “Play Off” mes Flamurtarit dhe Korabit që po zhvillohet në “Arenën e Demave” ka zgjuar interesin edhe të shumë personazheve të botës së futbollit në Shqipërisë. Nga Giovanni Colella e deri te presidenti i Skënderbeut Takaj dhe ai i Vllaznisë, Xhaferi po ndjekin nga afër këtë sfidë, për të parë edhe lojtarët që janë të interesuar. Kujtojmë që Partizani, përveç Albers Kekos që e ka blerë nga skuadra e Korabit, është në ndjekje edhe të talentit 20-vjeçar, Irgi Kasalla.

Ndërkohë që Presidenti i Korabit Mziu tregoi për Oversport se është në diskutime edhe me klube të tjera të “Abissnet Superiore” të edicionit të ardhshëm, si Teuta, Laçi e Skënderbeu.

Victor Da Silva
Tedi Cara, Arinaldo Rrapaj
Valentino Murataj
Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj
Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi
Alfred Deliallisi, Gëzim Krasniqi
Kleando Lleshi
Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi