Foto/ U zgjua në spital dhe mësoi për fitoren e Korabit, Sokol Mziu shfaqet i qeshur pas dëmtimit horror

Kishte shumë frikë në minutën e 66-të të finales së “Play Off”-it në Kategorinë e Parë midis Flamurtarit dhe Korabit. Kapiteni i këtyre të fundit, Sokol Mziu, pësoi një dëmtim të rëndë në fushën e lojës, çka bëri edhe që të ndërpritej ndeshja për disa minuta.

Mziu u largua më pas me barelë nga fusha e lojës, por në momentet e para nuk kishte asnjë informacion për të. Ai u transportua menjëherë në spital për një mjekim më të specializuar, ndërsa së fundmi Oversport ka siguruar disa foto të tij.

Pranë tij është edhe presidenti i Korabit, Fehmi Mziu, ndërsa kapiteni i skuadrës duket në gjendje më të mirë dhe se momenti i panikut ka kaluar. Ai u zgjua në spital ku mori vesh edhe lajmin që Korabi ka mposhtur Flamurtarin dhe do të luajë një tjetër finale ndaj vendit të 8-të të “Abissnet Superiore” për një vend në elitë.  /oversport.tv