Fotoja që po çmend rrjetin! Argjentina fiton Botërorin, e ka parashikuar Maradona 36 vite më parë

36 vite më parë, Diego Maradona kishte parashikuar se Argjentina do të shpallej kampione e Botës në vitin 2022 në Katar. Provat janë në një fotografi të legjendës argjentinase në momentin që ngre lart Kupën e fituar në Botërorin e Meksikës në vitin 1986.

Atë ditë në “Azteca” Argjentina fitoi 3-2 kundër Gjermanisë Perëndimore. Ishte 29 qershori i vitit 1986. Mes fotografive të shumta të shkrepura, është një e veçantë që bën të ëndërrojnë tifozët e kombëtares “Albiceleste”.

Në pamjen e gjetur nga një tifoz, duket Maradona që në një dorë ka Kupën dhe me tjetrën duket sikur tregon flamurin e Katarit, që është vendosur mes flamujve të tjerë në stadium. Diego duket se ka parashikuar që pasardhësi i tij Leo Messi do të fitojë Botërorin me Argjentinën. / Oversport.tv