FOTOLAJM/ Igli Tare i pranishëm në “Air Albania” duke ndjekur Partizanin

Partizani dhe BATE Borisov po përballen në ndeshjen e parë të kualifikuesve të Champions League.

Ekipet kanë dalë në fushën e lojës në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. I pranishëm në këtë perballje të rëndësishme është dhe një legjendë e futbollit shqiptar.

Bëhet fjalë për Igli Taren, i cili po ndjek nga afër takimin Partizani-BATE. Pas largimit të tij nga Lazio si drejtor sportiv, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare është i papunë. /oversport.tv