Franca e nis me poker golash Kupën e Botës, Olivier Giroud hyn në histori

Franca nuk gabon në sfidën e parë në Kupën e Botës dhe mposht me poker golash Australinë me rezultatin 4-1. “Gjelat” e panë veten në disavantazh të një goli në fillimin e takimit, por nuk e humbën toruan duke përmbysur gjithçka dhe duke realizuar katër gola.

Australia i surprizonë të gjithë pas 9 minutash lojë dhe prish ekuilibrat e takimit me golin e Goodëin. Duket se do të jetë një ndeshje e komplikuar për Francën, por këta të fundit nuk e humbasin toruan dhe hidhen menjëherë në sulm. Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot është ai që vendos baraspeshën, ndërsa pesë minuta më vonë Olivier Giroud realizon golin që i jep avantazhin kampionëve të botës në fuqi.

Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën Franca vulos gjithçka. Kylian Mbappe realizon golin e tretë për “Gjelat” duke i dhënë edhe më shumë qetësi ekipit. Rezultati final vuloset nga Olivier Giroud që plotëson edhe dygolëshin personal, por gjithashtu hyn në historinë e Francës pasi barazon rekordin e Thierry Henry si golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës.

Të dy sulmuesit francez qëndrojnë në kuotën e 51 golave me Kombëtaren, por me sulmuesin e Milanit që ka mundësi ta thyej në ndeshjet në vijim. Në fund sfida përfundon me rezultatin 4-1 dhe Franca tregon menjëherë forcën e saj duke dalë me pikë të plota nga ky takim.

Franca merr kështu vendin e parë në grupin D me 3 pikë, ndjekur nga Danimarka dhe Tunizia me 1. Vendi i fundit mbahet nga Australia me zero pikë. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter