Franca ka harruar të fitojë, Kazakistani shokon Sllovakinë

Nuk ka fitues në supersfidën e ditës së sotme në Nations League mes Kroacisë dhe Francës. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, Adrien Rabiot ka shënuar golin e avantazhit për francezët.

Vendasit kanë reaguar në minutat e fundit të takimit, duke barazuar shifrat nga pika e bardhë me Kramaric. Mbyllet 1-1 në Split dhe të dyja skuadra marrin pikën e parë në grup.

Kazakistani ka fituar 1-0 në transfertë përballë Sllovakisë, falë një goli të shënuar nga Darabayev, ndërsa sfida Bjellorusi-Azerbaixhan është mbyllur në barazim 0-0.

Nuk ka fitues dhe gola në sfidën Andorrë-Moldavi, ndërsa Letonia ka mposhtur minimalisht 1-0 Lihtenshtejnin. / Oversport.tv

Foto: Equipe de France Twitter