Franca publikon lojtarët e grumbulluar për Katar, tre lojtarë janë nga Serie A

Didier Deschamps ka publikuar listën me 25 lojtarët që do të përfaqësojnë Francën në Kupën e Botës. Ashtu si pritej, për shkak dëmtimesh nuk ka vend në këtë listë për Paul Pogba, N’Golo Kante dhe Mike Maignan.

Ndërkohë që Deschamps ka zgjedhur tre portierë, nëntë mbrojtës, gjashtë mesfushorë dhe shtatë sulmues. Nga Serie A, tekniku francez ka preferuar të grumbullojë tre lojtarë.

Në mbrojtje është thirrur Theo Hernandez nga Milani, në mesfushë Adrien Rabiot i Juventusit, ndërsa në sulm është sërish një lojtar i Milanit dhe bëhet fjalë për Olivier Giroud.

LISTA E PLOTË

Portierë: Areola (West Ham), Lloris (Tottenham), Mandanda (Rennes)

Mbrojtës: L. Hernandez (Bayern Munich), T. Hernandez (AC Milan), Kimpembe (PSG), Konaté (Liverpool), Koundé (FC Barcelona), Pavard (Bayern Munich), Saliba (Arsenal), Upamecano (Bayern Munich), Varane (Manchester United)

Mesfushorë: Camavinga (Real Madrid), Fofana (Monaco), Guendouzi (OM), Rabiot (Juventus), Tchouaméni (Real Madrid), Veretout (OM)

Sulmues: Benzema (Real Madrid), Coman (Bayern Munich), Dembélé (Barcelona), Giroud (AC Milan), Griezmann (Atletico Madrid), Mbappé (PSG), Nkunku (Leipzig) /oversport.tv

Foto: French Team, Twitter