Francesco Bagnaia e bën sefte në MotoGP, fiton Çmimin e Madh të Aragonës

Francesco Bagnaia arrin fitoren e parë në MotoGP në Çmimin e Madh të Aragonës.

Piloti ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të hyrë në listën e më të mëdhenjve të këtij sporti, duke zhvilluar një garë shumë të bukur dhe me shumë rivalitet me Marc Marquez.

Spanjolli ia bën të vështirë gjithë garën, duke u munduar ta parakalojë me çdo kusht. Nuk ia arriti, për shkak të zotësisë dhe talentit të Bagnaias si dhe një Ducati në gjendje të mirë.

Fitorja e parë në një Çmim të Madh bën me krah një pilot që ka një të ardhme të shkëlyer përpara. Marc Marquez dhe Joan Mir plotësojnë podiumin e kësaj gare të kampionatit botëror të MotoGP./Oversport.tv