Francesco Bagnaia arrin të fitojë “Pole Position” në Çmimin e Madh të Aragonës, etapa e 13-të e kampionatit botëror të MotoGP.
Me një xhiro rekord, piloti I Ducatit i paraprin në vijën e nisjes shokut të tij të skuadrës Jack Miller dhe Yamaha së Fabio Quartararo, liderit të renditjes për pilotë.
Zhgënjim kanë qënë provat zyrtare për Maverick Vinales që do të niset nga vendi i 19-të, po ashtu edhe për Valentino Rossin që do të niset i parafundit.
Gara për çmimin e madh të Aragonës do të fillojë nesër në orën 14.00. Oversport.tv