Francesco Bagnaia shpreson tek titulli: E vështirë rokada në krye, por jo e pamundur

Në një intervistë të dhënë për Sky Sports, Francesco Bagnaia tregon për ëndrrën e tij për të fituar Botërorin e MotoGP dhe për marrëdhënien e veçantë me Ducatin, pas dy çmimeve të fituara në Aragonë dhe në Misano:

“Niveli është i lartë dhe ndjesia është akoma më e mirë se në vitin 2018 kur fitova Botërorin në Moto2. Kalimi i Quartararo në klasifikim është i vështirë, por jo i pamundur”.

Piloti i Ducatit ka folur për objektivat sezonal: “Objektivi ynë është që të bëjmë gjithmonë më mirë dhe është e vështirë të bësh më mirë se vendi i parë. Fituam pak pikë ndaj Fabio Quartararos, që u rendit i fyti, por më shumë nuk mund të rikuperonim.

Duam të qëndrojmë para tij, të shohim si do të venë gjërat. Mungojnë edhe 4 gara nga përfundimi i kampionatit, është e vështirë, por jo e pamundur, prandaj do të synojmë titullin kampion”-ka deklaruar Francesco Bagnaia.

Që të fitojë titullin kampion në MotoGP, piloti i Ducatit duhet të rikuperojë 48 pikë nga kryesuesi aktual i renditjes Fabio Quartararo. /Oversport.tv