Francesco Totti sot ka ditëlindjen dhe mbush 45 vjeç. Marrëdhenia e tij me Romën, një histori që nuk mund të përfundojë kurrë (pavarësisht largësisë aktuale) ka filluar në vitin e largët 1989.
Pasi refuzoi ftesën e Lazios, sepse në familjen e tij donin vetëm ngjyrat verdhekuqe, ai iu bashkua Romës. E nisi me skuadrat e moshave, për të debutuar në Serie A në 28 mars të vitit 1993, me teknikun e atëhershëm Vujadin Boskov, që besoi tek potenciali i tij.
Pas 25 vitesh me të njëjtën fanellë, 786 ndeshje dhe 307 gola, 250 prej të cilëve në elitën e futbollit italian, Totti vendosi të varë këpucët në gozhdë.
Vendimi erdhi në përfundim të sezonin 2016/2017, një surprizë, sepse numri 10 i verdhekuqve ndihej akoma një futbollist i nivelit të lartë. Nuk mendonte njësoj Spalletti, që vitin e fundit e aktivizoi shumë pak, duke sjellë polemika të mëdha me shtypin dhe tifozët.
Me fanellën e Romës, Totti ka fituar një SuperKupë Italie, 2 Kupa Italie dhe titullin historik të vitit 2001.
💛❤️ Happy birthday to the 👑!
Francesco Totti is 45 today! 🎂#ASRoma pic.twitter.com/O9VLoKBJiN
— AS Roma English (@ASRomaEN) September 27, 2021
Me fanellën e kombëtares italiane, Totti ka fituar Kupën e Botës 2006, qershia mbi tortë e një karriere që e ka parë si protagonist në shumë stadiume të Europës, edhe në “Bernabeu”. Që mund të bëhej stadiumi i tij, nëse nuk do ti kishte qëndruar besnik Romës. Edhe 100 kampion! / Oversport.tv