Franck Kessie rreh shumë lart, zbulohen kërkesat që i ka bërë PSG-së

Franck Kessie dhe Milani janë shumë larg. Kjo është kuptuar prej kohësh dhe përforcohet edhe më shumë me zhvillimet e fundit.

Menaxheri i mesfushorit nga Bregu i Fildishtë po punon për të siguruar kontratën perfekte.

Atangana i ka parashtruar së fundmi kërkesat e tij drejtorit sportiv të PSG-së, brazilianit Leonardo.

Ai po tenton që Kessie të nënshkruajë për pesë vite dhe të ketë një pagë bazë 10 milion euro, plus dy milion të tjera t’i marrë në formën e bonuseve. / oversport.tv