Frank Lampard pranë rikthimit në stol, e kërkon klubi i Premier League

Frank Lampard është pranë rikthimit për t’u ulur në stol në Premier League. Tekniku anglez duket se ka marr një ofertë nga Norwich, për të ndihmuar klubin të shpëtojë nga rënia nga kategoria.

Edhe pse Daniel Farke gjeti fitoren e parë në ndeshjen e fundit në kampionat, drejtuesit e “kanarinave” vendosën ta shkarkonin atë. Për këtë arsye, ata mendojnë se trajneri ideal për ekipin ku luan edhe lojtari i kombëtares kosovare, Milot Rashica është Frank Lampard.

Megjithatë, ende nuk ka diçka konkrete pasi legjenda angleze është duke parë për alternativa më të mira. Ai u largua nga stoli i Chelsea sezonin e kaluar dhe që prej asaj periudhe nuk ka trajnuar më. /oversport.tv