Frank Lampard refuzon, ka një favorit tjetër tani për pankinën Norwich

Norwich shkarkoi trajnerin Daniel Farke pas fitores së parë në kampionat dhe ende nuk e ka gjetur pasuesin e tij.

Në këto kushte duket një vendim i pamatur i drejtuesve të “Kanarinave”, që po tentonin të afronin Frank Lampard.

Legjenda e Chelsea e ka ndarë mendjen dhe nuk do ta pranojë ofertën e Norwich, që tani duhet të mendoje një tjetër emër.

Dean Smith, i shkarkuar nga Aston Villa, është kandidati kryesor për stolin e klubit të Premier League, që renditet në vendin e fundit në klasifikim. / oversport.tv