Frattesi nuk është më një opsion, Milani provon gjithçka për objektivin tjetër të mesfushës

Milani ka zgjedhur Tijani Reijnders për mesfushën dhe drejtuesit e kuqezinjve kanë pasur kontakte të reja me AZ Alkmaar për të mbyllur marrëveshjen. I lindur në vitin 1998, për Stefano Piolin, mesfushori holandez është profili më i mirë për të mbushur boshllëkun e lënë nga Sandro Tonali dhe, të paktën pjesërisht, nga dëmtimi i Bennacer.

Pasi dështoi pista Frattesi, aftësia për të mbuluar disa role në mesfushë është një faktor kyç pse Milani po këmbëngul për Reijnders. Megjithatë duhet që së pari Milani të bindë AZ Alkmaar. Kontaktet e reja mes drejtuesve kanë qenë pozitive dhe ka besim për mbylljen e tratativës për më pak se 20 milionë euro.

Milani ka arritur marrëveshje parimore me lojtarin për katër sezonet e ardhshme, por AZ Alkmaar kërkon 20 milionë euro dhe në bisedimet e para nuk u duk i gatshëm të ulë kërkesat.

Marrëdhëniet mes klubeve janë të mira, por konkurrenca veçanërisht nga klubet angleze e bëjnë klubin holandez t’i qëndrojë konfortë kërkesës së tij. Sakaq deri më tani oferta e Milanit ka qenë 15 milionë euro. /oversport.tv