Fred dhe VAR shpëtojnë Manchester United nga “kafshimi” i Dhelprave

Manchester United rrezikon edhe pjesëmarrjen në kupat e Europës, pasi sot barazoi në shtëpi kundër Leicester me rezultatin 1-1. Pa Ronaldon në fushë, për “Djajtë e kuq” nuk ishte e lehtë të shënonin, madje e pësuan të parët.

45 minutat e para ishin disi të vakëta, por me United më kërkues dhe që e goditi në dy raste portën. Tentativat nga Leicester ishin më të shumta. Gjithsesi “Dhelprat” nuk kishin shënjestrën e duhur.

Kjo gjë ndryshoi në pjesën e dytë, kur Iheanacho arriti ta zhbllokonte ndeshjen dhe të kalonte kështu Leicester në epërsi. Festa zgjati pak, pasi për pre minuta Fred arriti të barazonte shifrat.

Dhjetë minuta para fundit rrugën e rrjetës e gjeti Maddison për Leicester, por nuk mund të kishte festë. VAR gjeti një faull dhe rezultati 1-1 mbeti në fuqi deri në fund dhe skuadrat morën nga një pikë.

PREMIER LEAGUE – JAVA 31

Manchester United-Leicester 1-1
Shënues:
Fred 66’ / Iheanacho 63’

Foto: Manchester United, Twitter