Freiburg mposht Hoffenheim dhe vazhdon të ndjekë ëndrrën europiane

Freiburg vazhdon të ndjekë ëndrrën europiane dhe pas fitores 3-4 në transfertë përballë Hoffenheim ngjitet provizorisht në vendin e 4-t në renditjen e Bundesligës.

Miqtë kalojnë të parët në avantazh, por Hoffenheim përmbys gjithçka dhe në fillimin e pjesës së dytë e sheh veten në avantazh 2-1. Freiburg nuk dorëzohet dhe shënon edhe 3 gola të tjerë, duke kaluar sërish në avantazh (2-4). Goli i Rudy vjen shumë vonë dhe Hoffenheim nuk arrin që të evitojë humbjen në këtë përballje.

Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga përfundimi i kampionatit, Freiburg është në garë për një vend në Kupat e Europës (Champions ose Europa League), ndërsa Hoffenheim nuk ka asnjë objektiv në këtë fund sezoni.

Foto: SC Freiburg Twitter