Frenkie De Jong nderon Barcelonën ndaj Alaves, zona Champions një pikë larg

Barcelona ia del të triumfojë kundër Alaves me rezultatin e ngushtë 1-0 në transfertë dhe ngjitet në vendin e pestë, me një pikë më pak se Atletico Madrid që pozicionohet në zonën Champions.

Katalanasit e dominuan ndeshjen, por ishin të pasaktë në goditjet e tyre dhe shpesh edhe në pasimin e fundit. Alaves ishte gjatë gjithë kohës në mbrojtje dhe presioni ishte te Barcelona.

Mundimi katalanasve iu shpërblye në fund të ndeshjes, kur holandezi Frenkie De Jong e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha tre pikë shumë të rëndësishme dhe moral skuadrës së tij.

NDESHJET E TJERA – Athletic Bilbao ka fituar në një nga fushat më të vështira në LaLiga. Baskët mposhtën me rezultatin 1-0 Rayo Vallecano të Ivan Balliut.

Serrano shënoi në minutën e 30-të golin trepikësh, që e çon Athletic Bilbao në kuotën e 31 pikëve, sa Vallecano. Real Sociedad bëri hap fals në shtëpi, duke barazuar 0-0 kundër Getafe.

LALIGA – JAVA 22
Rayo Vallecano-Athletic Bilbao 0-1
Shënues: Serrano 30′
Real Sociedad-Getafe 0-0
Alaves-Barcelona 0-1
Shënues: F. De Jong 87′

/ oversport.tv