Frikë dhe spektakël në Silverstone, Sainz merr fitoren e parë në karrierë

Pasi arriti “pole positionin” e parë në karrierë, Carlos Sainz ka arritur gjithashtu edhe fitoren e parë në karrierë, ndërsa ka fituar Çmimin e Madh të Britanisë në një garë spektakolare. Gara nisi mes ankthit me një aksident shumë të rëndë të Guanyu Zhou, por që për fat të mirë nuk pësoi dëmtime serioze.

Menjëherë flamur i kuq, ndërsa pilotët duhet të niseshin edhe njëherë nga pozicionet e fituara në provat zyrtare. Kështu, Carlos Sainz humbi pozicionin e tij gjatë garës, por në fund arriti të rimerrte vendin e parë i ndihmuar edhe nga hyrja në pistë e makinës së sigurisë.

Në vend të dytë Sergio Perez me Red Bull që zhvilloi një garë fantastike, njësoj si Leëis Hamilton që u ngjit në shkallën më të ulët të podiumit.

Një garë e kompromentuar sërish për Charles Leclerc që u penalizua nga vendimet e skuadrës së tij dhe nga vendi i parë zbriti në vendin e katërt. Në vend të pestë sakaq Fernando Alonso i cili la pas Lando Norris.

Kryesuesi i këtij kampionati botëror, Max Verstappen u rendit vetëm në vendin e shtatë pas problemeve që pati në makinë. Top10 u mbyll nga Schumacher, Vettel e Magnussen. /oversport.tv

 

Foto: Formula 1, Twitter