Frikë në Castel Volturno, një makinë futet në qendrën sportive të Napolit

Momente frike në Castel Volturno: një burrë me makinë ka shpërthyer kangjellat e qendrës teknike të Napolit dhe është futur brenda në ambientet e saj, duke shkuar deri tek fushat e stërvitjes, gjatë kohës së lojtarët gjendeshin në dhomat e zhveshjes.

Personi ka braktisur makinën dhe është larguar më këmbë. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar dhe forcat e policisë kanë ardhur menjëherë në vendin e aksidentit.

Pas disa ditësh pushim, sot skuadra e Luciano Spallettit kishte rinisur stërvitjen me lojtarët që kanë mbetur në qytet dhe nuk janë bashkuar me kombëtaret respektive. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter