Frikë nga rekordet negative te Juventusi, Milani mbetet “macja e zezë”

Juventus-Milan është superndeshja e javës së Katërt të Serie A. Çfarë thonë statistikat për këtë përballje që ka shkruar historinë e kampionatit Italian?

Në 172 sfida të luajtura në Serie A mes dy skuadrave, Juventusi ka fituar 67 takime, 54 ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe 51 herë ka fituar Milani.

Kuqezinjtë janë skuadra që e ka mundur më shumë zonjën e vjetër në kampionatin italian.

Në 3 takimet e fundit mes dy skuadrave, Milani ka fituar dy herë dhe një sfidë ka përfunduar në barazim.

Përsa i përket golave, ka një ekuilibër mes skuadrave. 242 gola ka shënuar Juventusi, ndërsa 223 gola Milani. Në Torino, bardhezinjtë kanë shënuar 136 gola, ndërsa kuqezinjtë 104.

Në 17 ndeshjet e fundit që ka luajtur Juventusi ka pësuar gjithmonë gol, duke vendosur kështu rekordin negativ në 5 kampionatet më të rëndësishme të europës.

Nëse humbet përballë Milanit, Juventusi do të vendosë një rekord negativ që nuk ka ndodhur kurrë në kampionat: të humbasë 3 nga 4 takimet e para të sezonit.

Përkundrazi, nëse Milani fiton, do të barazonte një rekord të arritur vetëm 2 herë në histori, fitimin e 4 ndeshjeve të para të kampionatit.

Paulo Dybala ka shënuar 7 gola në portën e Milanit, 5 prej tyre në Torino.

Zlatan Ibrahimovic nuk ka shënuar asnjë gol në ndeshjet që ka luajtur në stadiumin “Allianz”.