Ndonëse Real Madrid synon që ti zgjasë edhe me një vit kontratën e tij që skadon në vitin 2023, mesfushori Toni Kroos po analizon edhe alternativa të tjera për të ardhmen e tij.
Gjermani ka frikë se nuk do të gjejë shumë hapësira në formacion, duke parë rritjen e vazhdueshme të Valverde dhe Camavinga, pa harruar edhe ardhjen e përforcimeve të reja në mesin e fushës si Aurélien Tchouameni.
Për këtë arsye shkruan “El Nacional”, Kroos po vlerëson një transferim të mundshëm tek Manchester City në Angli këtë verë. / Oversport.tv
Foto: Real Madrid C.F.