Fundjava në Oversport dhe Tibo, “Abissnet Superiore” mbyll javën e 27-të me dy takime

E diela në Oversport dhe Tibo mbyll javën e 27-të të “Abissnet Superiore” me dy takime interesante. Në orën 15:00 Kastrioti do të presë në shtëpi miqtë e Laçit ndërsa në orën 18:00 do të luhet supersfida Tirana-Erzeni.

Kastrioti vjen në këtë përballje nga një situatë jo e mirë pasi në tre javët e fundit nuk njeh asnjë fitore. Krutanët e Çelës do të kërkojnë me patjetër tre pikë ndaj Laçit për të shpresuar lënjen e vendit të fundit të renditjes.

Nga ana tjetër, kurbinasit vijnë nga një fitore ndaj Vllaznisë dhe nëse mundin Kastriotin sot, mund të lënë vendin e 8-të. Në orën 18:00, stadiumi “Elbasan Arena” do të presë supersfidën Tirana-Erzeni.

Bardheblutë gjenden në vendin e dytë të renditjes pas barazimit me Bylisin në javën e 26-të. E njëjta gjë dhe për Erzenin që barazoi ndaj Kukësit në shtëpi. Sot skuadrat do të mundohen të lënë pas barazimet dhe të rikthehen te triumfi. /oversport.tv