Marrëdhënia e Lionel Messit me trajnerin e PSG-së, Christophe Galtier është përkeqësuar shumë. Eliminimi nga Champions League dhe disfata në kampionat ndaj Rennes thuhet se ka qenë burimi i sherrit të tyre.
Pas këtyre rezultateve aspak bindëse, trajneri 56-vjeçar është i destinuar të largohet pas vetëm një sezoni në stolin e Paris Saint-Germain.
Megjithatë, ky i fundit nuk është i vetmi që mund të divorcohet me klubin parisien. Sipas “Sportmediaset” pritshmëritë e PSG-së kundrejt Lionel Messit kanë qenë të mëdha, por rezultatet me të nuk kanë qenë të mira.
Kontrata e argjentinasit me klubin skadon në fund të sezonit dhe lamtumira e tij nuk do të ishte aspak e çuditshme. Një sinjal dha ish-shoku i tij i ekipit Sergi Robero pas fitores në El Clasico, që u shpreh se e presim Messin me krahë hapur. /oversport.tv
Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook