Fusha në gjendje të keqe, Itali-Zvicër mund të mos luhet në “Olimpico”

Ndeshja Itali-Zvicër, e programuar për t’u luajtur në 12 nëntor, dhe që mund të jetë vendimtare për “axurrët” për kualifikimin në Botëror (skuadra e Mancinit do të siguronte matematikisht kualifikimin me një barazim ose një fitore) mund të mos luhet në “Olimpiko” siç ishte parashikuar.

Federata Italiane e Futbollit ka dhënë alarmin për gjendjen e fushës dhe në ditët në vazhdim do të bëhen disa ndërhyrje në barin e stadiumit roman, për të kuptuar se sa mban, pasi do të ketë një numër të madh ndeshjesh futbolli dhe regbije të programura për t’u zhvilluar në ato javë.

Në 4 nëntor Roma do të luajë në Conference League, në 6 nëntor do të luhet ndeshja e regbisë Itali- All Blacks, ndërsa në 7 nëntor sfida e Serie A, Lazio-Salernitana.

Për momentin po vlerësohet mundësia për të spostuar ndeshjen në “Gewiss Arena” në Bergamo, por sipas federatës do të vlerësohen edhe stadiume të tjera nësë “Olimpico” nuk do të mund të garantojë, një tapet bari të denjë për një ndeshje kaq të rëndësishme. /Oversport.tv