Orges Shehi ka dalë para mediave në prag të ndeshjes me Laçin dhe këtë herë ka një mesazh edhe për drejtuesit, në lidhje me stadiumin ku i zhvillojnë ndeshjet.
“Selman Stërmasi” nuk është i licencuar për të luajtur ndeshje me ndriçim dhe trajneri durrsak e sheh problem luajtjen e ndeshjeve në mesditë, ndërkohë që edhe tapeti në këtë impiant nuk të lejon të japësh më të mirën tënde.
“Skuadra ka fizionominë e lojës, por penalizohemi për shkak të fushës dhe orarit. Kjo na ul ritmin, duhet të jemi më të shpejtë. Kemi vend për përmirësim nga ndeshja në ndeshje. Duhet të jemi mirë nesër, që të mos pësojmë gola që i kemi pësuar në këto javë.
Kampionati shqiptar është i fortë, këtë e tregojnë edhe lojtarët e Kombëatres kur vijnë luajnë këtu. Thonë se ka skuadra të forta dhe këtë e tregon edhe loja. Infrastruktura dhe orari ndikojnë shumë, pse ndeshjet në Elbasan apo në “Air Albania” dalin mirë?”, tha Shehi mes të tjerash.
Në lidhje me duelin kundër Laçit, trajneri i Tiranës tha: “Kemi ndeshje të rëndësishme nesër, kjo edhe për shkak se kundërshtari është faktor në futbollin shqiptar në vitet e fundit. Mbase donin më shumë pikë dhe kjo e bën një skuadër të fortë”. / oversport.tv