Fushata e Mourinhos funksionon, Smalling pranon të vaksinohet

Fushata e Mourinhos duket se ka funksionuar, Chris Smalling do të vaksinohet. Të paktën kështu raporton Sky Sports që në shkrimin e saj ka bërë me dije se mbrojtësi anglez ka pranuar të kryej dozat e kërkuara.

Pas ligjit të ri të qeverisë italiane, që i ka kërkuar futbollistëve të paraqesin dokumentin se kanë kryer të paktën një dozë për të luajtur, duket se ai ka ndryshuar mendim. Kështu, ai do të jetë në gjendje për të luajtur nën urdhrat e Mourinhos.

Kanë qenë rreth 10 lojtarë në Serie A që nuk kanë pranuar të vaksinohet. Një prej tyre ishte dhe Smalling, që tashmë nuk do të jetë më pjesë e asaj liste. /oversport.tv