Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta ish-presidenti i Federatës

Një lajm i trisht ka pushtuar botën e futbollit italian. Është ndarë nga keta ish-presidenti i Federatës së Futbollit, Carlo Tavecchio, i cili mbylli sytë në moshën 79-vjeçare.

Tavecchio ishte në krye të qeverisë së futbollit italian për tre vite. Ai mori drejtimin në vitin 2014, por në 2017 dha dorëheqjen për shkak se Italia nuk arriti dot të kualifikohej në Kupën e Botës të zhvilluar në Rusi.

Pas këtij lajmi bota e futbollit italian ka reaguar për të nderuar kujtimin e tij. Interi, Napoli dhe shumë skuadra të tjera kanë reaguar në rrjetet sociale duke shprehur ngushëllimet për ndarjen e ish-presidentit të FIGC nga jeta. /oversport.tv