Futbolli në zi, legjenda e Interit, Luis Suarez Miramontes është ndarë nga jeta. Simboli i zikaltërve në periudhën e tyre të artë, e cila kulmoi me dy sezonet 1963-1964 dhe 1964-1965 ku pushtuan Europën duke fituar trofeun më prestigjioz në kontinentin plak, ka mbyllur sytë në moshën 88-vjeçare.
I transferuar tek Interi për shifrën rekord, 300 milionë Lira nga Barcelona, pasi u kërkua me ngulm nga trajneri Helenio Herrera, Suarez dha menjëherë impaktin e një futbollsiti jo të zakonshëm. Ai ishte lojtari nga “kalonte” çdo top i lojës së Interit, përpara finalizimit.
Suarez në karrierën e tij, përveç Interit luajti edhe me skuadra si Barcelona, Deportivo La Coruna, Condal e Sampdoria. Në total, ai luajti 333 ndeshje për Interin, duke shënuar 55 gola dhe duke fituar tre tituj të Serie A, dy Kupa Europiane (tani Champions League) dhe dy Kupa Interkontinentale.
Më pas ai nisi aventurën e tij trajner, ku Interin e menaxhoi në tre periudha të ndryshme. Suarez shuhet kështu pasi la pas tij një karrierë të madhe, si lojtari që së bashku me Interin shënjuan një epokë. /oversport.tv
Foto: inter.it