Futbolli në zi! Ndahet nga jeta mbreti i merkatos, Mino Raiola

Një lajm i zi trondit botën e futbollit. Mino Raiola, agjenti i disa prej lojtarëve më të mirë në botë, i konsideruar si mbreti i merkatos, ka humbur jetën në Montekarlo.

Raiola kishte disa muaj që ishte i sëmurë, madje ishte operuar me urgjencë në Milano para disa kohësh, por nuk arriti që t’i shpëtojë sëmundjes, që i mori jetën.

Janë të shumta operacionet e merkatos në të cilat ka qenë protagonistë, duke nisur nga transferimi i Ibrahimovic nga Interi te Barcelona në vitin 2009, Mario Balotelli te Manchester City, Paul Pogba më parë te Juventusi dhe më pas te Manchester United, Haaland te Borussia Dortmund apo de Ligt te Juventus. / Oversport.tv

Foto: iamzlatanibrahimovic Instagram