Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës

Bota e futbollit shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta një figurë e madhe e futbollit shqiptar, ish-mesfushori dhe trajneri i Tiranës, Nuri Bylyku në moshën 85-vjeçare.

Bylyku ishte kapiteni drejtoi ekipin bardheblu në fushë nga viti 1960 deri në vitin 1970, në të cilët Tirana fitoi disa tituj kampion. Pasi i ndjeri la karrierën si futbollist, vendosi të ishte një trajner dhe pati disa role drejtuese në ekipin kryeqytetas.

Në nder të legjendës së klubit të Tiranës, sot do të mbahen homazhe nga ora 11:00 deri në 12:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Më pas trupi i të ndjerit do të përcillet në banesën e fundit. /oversport.tv