Futbollistët që vlejnë më shumë në treg, Haaland merr kryesimin

Portali “KPMG” ka përditësuar vlerën në treg të futbollistëve më të mirë, që miliotojnë në kampionatet kryesore kombëtare të Europës.

Një surprizë e madhe vjen në krye të kësaj renditje, pasi Erling Haaland, që vlen në mërkato 144.2 milion euro, ka zbritur në vendin e dytë Kylian Mbappé, që aktualisht është “ndalur” në 139.5 milion euro.

Është rritur vlera në treg e Romelu Lukakut, ndërsa asnjë lojtar i Serie A nuk gjendet mes 10 të parëve të kësaj renditjeje.

Chiesa me 87.7 milion euro është përfaqsuesi i parë i kampionatit italian në këtë renditje, duke zënë vendin e 18-të. Matthijs De Ligt zë vendin e 22-të me vlerën 84.8 milion euro, ndërsa Nicolò Barella renditet i 28-i me 80.4 milion euro.

Ja edhe lista e “Top Ten”e publikuar nga “KPMG”:

  1. Erling Braut Haaland – 144,2 milion
  2. Kylian Mbappè – 139,5 milion
  3. Harry Kane – 121,2 milion
  4. Bruno Fernandes – 118,19 milion
  5. Romelu Lukaku – 115,6 milion
  6. Neymar – 115,5 milion
  7. Frenkie de Jong – 114,3 milion
  8. Kevin De Bruyne – 112,5 milion
  9. Marcus Rashford – 110,9 milion
  10. Jadon Sancho – 110,5 milion