Futbollisti sheh tmerr me sy, grabitës të maskuar i vjedhin shtëpinë

Një “yll” i Premier Ligës angleze është sulmuar në shtëpi nga hajdutë të maskuar dhe të armatosur me thika, të cilët kanë lidhur atë së bashku me partneren e tij.

Lojtari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u terrorizua kur pa hajdutët e maskuar, që hynë në shtëpinë e tij me vlerë 1.5 milion paund.

Banda e hajdutëve u fut në shtëpi për të grabitur gjatë periudhës së ndeshjeve ndërkombëtare, duke menduar se futbollisti do të kishte shkuar jashtë vendit. Por, lojtari nuk ishte grumbulluar për ndeshjen e radhës dhe po shikonte shokët e skuadrës në TV, kur 4 burra u futën në shtëpi, ndërkohë që partnerja e tij ishte në dush.

Të dy u morën me forcë dhe u lidhën, ndërsa shtëpia u plaçkit. “Është makthi më i madh i çdo njeriu. Ai bëri maksimumin, por ata ishin shumë dhe ishin agresive”, thotë një burim.

Hajdutët morën argjendari, ora me vlerë dhe pajisje elektrike. Ky lajm ka shokuar klubin dhe drejtuesit kanë qenë shumë të mërzitur.

“Lojtari ka një jetë normale jashtë fushës dhe u çudit se pse kishte rënë pre e këtij sulmi. Nuk është tip që mburret me pasurinë e tij, por bën një jetë mëse normale”, thotë një burim për mediat. /Oversport.tv