“Futini në b*thë këto rregulla”, Mourinho tërbohet me delegatin e Ligës

Mourinho ishte shumë i nxehur pas humbjes në derbi. I intervistuar nga platforma “Dazn” ai i bëri komplimente Marco Parolos, ish-lojtarit të Lazios që tashmë bën komentatorin, kur iu desh që ti përgjigjej pyetjes së tij.

Por reagoi jo denjësisht, kur iu ndalua që të zhvillonte konferencën për shtyp. “Janë direktivat anti-Covid të Lazios që është skuadra pritëse”, – i shpjegoi delegati i Ligës Italiane të Futbollit.

E menjëhershme përgjigjja e portugezit: “Unë dua të flas me shtypin, duhet respekt për atë që punon, këto rregulla futini në b…. kjo është e gjitha një budallallëk”-ka thënë trajneri i Romës. /Oversport.tv