Max Verstappen ka siguruar “Pole Position” dhe do të niset e pari në një piste që nuk e favorizon shumë skuadrën Red Bull.
Holandezi, që fiton edhe 2 pikë të tjera përballë Hamilton në renditjen e pilotëve, duhet të falenderojë rivalët e Mercedesit që me gabimet e tyre i dhanë mundësinë të niset i pari në Monza. Gara e Çmimit të Madh të Italisë fillon sot në orën 15.00.
Valtteri Bottas do të niset në vendin e fundit, pasi montoi motorin numër 4, ndërsa Lewis Hamilton do të niset nga vendi i katërt. 7 herë kampioni i botës shihej si favoriti kryesor në këtë pistë, ndërsa tashmë petkun e favoritit e ka marrë piloti holandez.
Dy herë që e ka nisur në Pole nga Monza, në 2011 dhe 2013, Red Bull ka fituar garën (në atë kohë me Sebastian Vettel).
Daniel Riçiardo do të niset i dyti me McLarenin e tij. Ferrari i sheh pilotët e saj, Leclerc dhe Sainz respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë në vijën e nisjes.
Verstappen kryeson renditjen e pilotëve me 226.5 pikë, 5 më shumë se Hamilton i vendit të dytë. Ndërsa në renditjen e konstruktorëve, Mercedes kryeson me 347.5 pikë dhe Red Bull e ndjek me 334.5 pikë. /Oversport.tv