Thomas Strakosha gaboi në ndeshjen e Lazios përballë Galatasaray. Portieri shqiptar dërgoi aksidentalisht topin në rrjetën e tij, gol që rezultoi vendimtar për fatet e takimit.
Pas ndeshjes, legjionari kuqezi mori një lum kritikash për gafën e tij, por ndryshe mendon kolegu i tij tek ekipi turk, Fernando Muslera, duke i dalë në mbrojtje.
“Nëse vështrojmë qetësisht, unë kam bërë të njëtat gabime në ndeshjet e mëparshme. Këto gjëra ndodhin, portierët janë vetëm atje dhe gabimet tona nuk harrohen. Ky është një rrezik i të luajturit në këtë rol.”
Muslera përpiqet të sigurojë kolegun e tij Strakoshën, i cili bëri paraqitjen e tij të parë në këtë sezon pasi humbi vendin e titullarit nga Pepe Reina.
“Është pjesë e punës dhe duhet të vazhdojmë, pa ulur kokën poshtë. Nuk duhet të dorëzohemi.”, përfundoi portieri i Galatasaray Fernando Muslera.