Gafë me zëvendësimet, Kongo rrezikon humbjen në tavolinë

Fitorja e Kongos kundër Beninit në fushën e lojës 2-0 mund të mos jetë e zyrtarizuar nga CONCACAF. Gjatë ndeshjes së vlefshme për eliminatoret e Botërorit për zonën e Afrikës, trajneri Hector Cuper ka kryer katër zëvendësimet në 4 kohë të ndryshme.

Kjo gjë është shkelje e rëndë e rregullores dhe institucionet e futbollit mund ta humbasin sfidën në tavolinë. Në këtë mënyrë Kongo nuk mund të kualifikohet në raundin e ardhshëm të eliminatoreve të Afrikës.

Kongo bëri zëvendësimet në minutën e 63-të, 77-të, 84-t dhe në të 90-tën. /Oversport.tv