Monza-Bologna nuk do të shtyhet. Lega Serie A nuk e ka marrë parasysh kërkesën e Adriano Gallianit për të shtyrë ndeshjen pas sulmit me thikë që iu bë mbrojtësit të Monzës, Pablo Mari. Ky i fundit kërkoi për shkak se ekipi është në një gjendje të rënduar që sfida të shtyhej.
Megjithatë, përgjigja e Legës ishte mjaftë e qartë. Sfida do të zhvillohet ditën e hënë në orën 20:45 më 31 tetor, njësoj siç ishte programuar. Monza do të presë në shtëpi Bolognan në kuadër të javës së 12-të të Serie A.
Pablo Mari është një titullar i padiskutuar te Monza, por për shkak të dëmtimit që mori nga plagosja do të mungojë rreth 3 muaj. Kujtojmë që sfidën Monza-Bologna dhe çdo ndeshje tjetër të Serie A mund t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport. /oversport.tv
Foto: Lega Serie A, Facebook