Galtier i kërkon Icardit të largohet: Duhet të gjejë ekip për t’u “ringjallur”

Cristophe Galtier është treguar i qartë me Mauro Icardin për të gjetur një ekip të ri. Tekniku i PSG ka folur për situatën e sulmuesit argjentinas gjatë konferencës për shtyp, ndërsa i ka sugjeruar publikisht atij që të gjejë një tjetër ekip.

“E kam parë Mauron në fillimin e kësaj jave. Mungesa e tij javën e kaluar ishte për shkak të zgjedhjeve të mia sportive. E takova në fillim të javës dhe i thashë se nuk dua të punoj me lojtarë që janë jashtë planeve.

Klubi është duke punuar me Mauron për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme. Ka gjetur pak hapësira këtu për të luajtur dhe mendoj se është më mirë që të shkojë diku tjetër për t’u “ringjallur.” /oversport.tv

Foto: psg. fr