Gara është bërë shumë interesante, ja 2 takimet e Kategorisë së Parë që vijnë live në Oversport dhe Tibo

Gara në Kategorinë e Parë është bërë më e bukur se kurrë. Humbja e Dinamos në Burrel ka bërë që rivalët e bluve të afrohen në renditje dhe tashmë Skënderbeu dhe Flamurtari besojnë më shumë se kurrë te ngjitja direkte në elitën e futbollit shqiptar.

Shumë e bukur është edhe gara për zonën Play Off, atë Play Out si dhe lufta për mbijetesë. Të gjitha skuadrat janë akoma në lojë për të arritur objektivat respektive dhe çdo javë e këtij kompeticioni sjell përballje shumë interesante.

Java e 17-të e Kategorisë së parë do të luhet e ndarë në 3 ditë. 5 takime do të luhen të shtunën, 2 të dielën dhe 1 sfidë ditën e hënë. Në ekranin e Oversport dhe Tibo mund të ndiqni live dhe ekskluzivisht 2 nga përballjet më interesantë të kësaj jave. Të dielën në orën 13:00 mund të ndiqni live sfidën Dinamo-Tomori, ndërsa të hënën në po të njëjtën orë përballjen mes Besës dhe Flamurtarit. / Oversport.tv