Gara për FSHF-në, zbardhen kandidaturat për president dhe Komitetin Ekzekutiv

Futbolli shqiptar është në periudhën kur duhet të përzgjedhë qeverinë drejtuese për katër vitet e ardhshme. Në përfundim të periudhës së zgjedhjes së delegatëve për të votuar, Komisioni i Verifikimit ka zbardhur edhe kandidaturat e propozuara në lidhje me postin e Presidentit të FSHF-së si dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare të FSHF-së, për kreun e FSHF-së, kandidaturat e propozuara dhe të miratuara janë ajo e presidentit aktual, Armand Duka. Kandidati i dytë është Dritan Shakohoxha. Dhe kandidati i tretë është Sulejman Starova.

Kandidatët për president

  1. Armand Duka
  2. Dritan Shakohoxha
  3. Sulejman Starova

Risi ka në kandidaturat e kandidatëve për një vend në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së. Të pranishme mes kandidaturave, janë edhe dy propozimet që vijnë nga bota e medias. Anlia Basha dhe Pano Xhixho,. Janë dy risitë e propozuara në këtë listë me 12 kandidatë. Mes tyre, edhe emra nga ekzekutivi aktual si Lutfi Nuriu, Arben Dervishaj, Abdyl Kuriu, Bardhyl Jera dhe Vasil Bicaj. Të tjerë janë emra si Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, dhe Ylli Çekiçi.

Me gjithë konfirmimet nga Komisioni i Verifikimit që nga sot ka zyrtarizuar edhe protokollin në Asamblenë Zgjedhore, mbetet për t’u parë nëse gjithçka do të vijojë sipas kësaj liste kandidaturash, duke qenë se së fundmi ka nisur edhe një betejë ligjore dhe gjyqësore, sa u përket shoqatave rajonale apo edhe delegatëve që do të kenë të drejtën e votës.

  1. Abdyl Kuriu
  2. Anila Basha
  3. Arben Dervishaj
  4. Bardhyl Jera
  5. Envi Hicka
  6. Ermal Tahiri
  7. Ervin Canollari
  8. Gjergji Petro
  9. Lutfi Nuriu
  10. Pano Xhixho
  11. Vasil Bicaj
  12. Ylli Ҫekiҫi