Gara për “Këpucën e Artë”, në “top5” veç Seferi e Mensah “njohje” nga vjet

Abissnet Superiore e ka mbyllur rrugëtimin për këtë vit pas 15 javësh. Veç garës për kreun e renditjes, ka edhe një tjetër betejë që lidhet me numrin e golave te shënuar.

Gara parashikohet mjaft e fortë deri në fund, pasi dy shënuesit më të mirë kanë realizuar nga 8 gola deri më tani.

Saliou Guindo dhe Taulant Seferi e ndajnë kreun së bashku, duke qenë se edhe me penallti kanë shënuar vetëm nga një gol.

Në podium është zbulimi i Kukësit, Edi Basa, i cili të 7 golat e tij i ka realizuar në aksion. Laçi është i vetmi ekip me dy lojtarë në “top5” shënuesit më të mirë në Superiore.

Dejan Zarubica ka gjetur rrugën e rrjetës 6 hera (asnjë me penallti), njëlloj sa ganezi i Skënderbeut, Alfred Mensah. Ky i fundit, bashkë me Seferin janë të vetmit të “vjetër” nga sezoni i shkuar në Superiore.

Edhe Guindo është aktivizuar më parë në kampionatin tonë, me Skënderbeun e Bylisin, por ishte shkëputur për një sezon kohe pas transferimit në Turqi dhe Indi. / oversport.tv