Gasperini: Arbitrat po prishin futbollin, çmenduri ajo që ndodhi

Gian Piero Gasperini është shfaqur i tërbuar në mikrofonat e DAZN pas humbjes së pësuar kundër Romës. Trajneri i Atalantës theksoi se goli i anuluar e ndryshoi krejtësisht rrjedhën e lojës, si dhe që arbitrët po bëjnë që njerëzit ta humbin besimin te futboll.

“Sigurisht që kemi bërë gabime. Pësimi i një goli në fillim pas disa rikosheteve, njëlloj si kundër Milan dhe Villareal, e bën të vështirë. Pavarësisht kësaj skuadra reagoi dhe po luanim vetëm në një drejtim”, tha fillimisht Gasperini.

“Goli i anuluar? Ai episod ndryshoi lojën dhe unë kërkoj shpjegime. Nëse Palomino nuk e preku topin, atëherë pse është pozicion jashtë loje? Nëse Cristante e merr topin, atëherë çfarë ndryshimi ka? Mos po tallemi këtu? Nëse Palomino nuk e prek topin, atëherë nuk ndërhyn në lojë. Ai është pas Cristantes.

Do të ishim 2-2 kur ishin edhe 20 minuta për t’u mbyllur ndeshja. Do ishte ndryshe nga ai moment. Mos me keqkuptoni, Roma mund të kishte fituar gjithsesi, por ai ishte një moment që e ndryshoi ndeshjen. Nëse Palomino nuk e preku topin, atëherë është çmenduri ta anulosh golin. Çmenduri! Edhe një herë, mos i kemi ndryshuar rregullat dhe nuk na kanë thënë ne?

Kjo lloj gjëje i heq besueshmërinë sportit. Palominiko nuk e preku fare topin, kjo është çmenduri! Ai nuk e preku as Cristanten, ai ishte pas tij dhe nuk ndërhynte në lojë. Unë humba 1-4 dhe erdha këtu për të folur me ju, kështu që pse nuk vijnë edhe gjyqtarët këtu dhe të japin shpjegime?

Ata po e prishin besueshmërinë e futbollit. Nëse ata më thonë se është gabim, atëherë jemi të pafat. Gjithsesi mos u përpiqni të më thoni se ky është rregulli. Përndryshe duhet të jetë rregull gjithmonë. Për çfarë jemi duke folur këtu?”, përfundoi Gasperini./ oversport.tv