Gasperini: Duhet t’i vrasim ndeshjet! Unë në Angli? Do kisha para, jo lumturi

200 fitore në Serie A për Gian Piero Gasperini, i cili mbrëmjen e djeshme ia doli në krye të Atalantës kundër skuadrës së Cagliari. “Vuajtëm shumë, duke marrë parasysh llojin e ndeshjes”, tha fillimisht trajneri i “La Dea” për Sky Sport Italia.

“e kontrolluam ndeshjen për një kohë të gjatë, kishim mundësi shënimi të shumta, por kur nuk i vrisni ndeshjet kur e keni mundësinë, atëherë rrezikoni një barazim të minutave të fundit. Ishte një paraqitje e mirë dhe duhet të jemi të kënaqur me të, por nëse tregohemi vrasës para porte nuk do të vuajmë aq shumë”.

“16 pikë në transferta? Kur luani jashtë ka shumë hapësira. Në të njëjtën kohë kemi qenë të pafat në shtëpi me Udinese që shënoi në minutën e 92-të. Duhet të jemi të qëndrueshëm nëse duam të qëndrojmë në vendet e para të klasifikimit”. Gasperini u pyet më pas edhe për barazimin në Champions League kundër Manchester United.

“Megjithëse ishim të zhgënjyer që nuk fituam, u përballem me momentet magjike të një mjeshtri. Unë magjepsem nga lojtarët e mëdhenj, edhe nëse janë kundërshtarë. Do më pëlqente të punoja me dikë si Ronaldo, veçanërisht pasi skuadra ime ka pasur shpesh sulmin më të mirë në kampionat. Ndoshta vetëm për disa ndeshje… Ne u përpoqëm për dy vite me radhë për të marrë Gigi Buffon, por ai nuk donte të vinte”, shtoi trajneri i Atalantës.

“Fitorja e 200-të në Serie A dhe ofertat nga Anglia? Shpresoj të shijoj shumë fitore të tjera, pasi nuk mbaj mend një të lehtë. Jam i lumtur në Itali, në Bergamo. Mënyra e jetesës ka shumë rëndësi. Ndonjëherë mendoj për një aventurë të re dhe mund të jem më i pasur, por do isha më pak i lumtur. Unë nuk jetoj vetëm në fushë”, përfundoi Gasperini. / oversport.tv