Gasperini: Fitore e merituar, uroj të dalë “X” Manchester United-Villareal

Atalanta ka marrë 4 pikë në dy ndeshjet e para të Champions League dhe ndaj Manchester United italianët do të luajnë fatet e kualifikimit. Trajneri Gian Piero Gasperini foli pas fitores së sotshme kundër Young Boys me golin e Pessina.

“Nuk e kishim arrë ende një fitore në Bergamo këtë sezon, kështu që ishte një mbrëmje e mrekullueshme me entuziazmin e tifozëve. Fituam një ndeshje të vështirë, kundër një ekip që luajti me vendosmëri dhe me përqendrim. Morëm një fitore të merituar”, tha fillimisht Gasperini për Sky Sport Italia.

“Barazimi me Villareal dhe fitorja e sotme janë rezultatet që shpresonim të merrnim. Çështja e kualifikimit nis tani, me dy ndeshjet kundër Manchester United. Duhet të tentojmë pikë kudo, pasi është një grup i balancuar.

Dy duelet me United do jenë një udhëkryq i rëndësishëm për grupin dhe shpresojmë t’i japim vetes avantazhin për të kaluar në fazën tjetër. Shpresoj që United dhe Villareal të barazojnë”, shtoi Gasperini, i cili foli edhe për zviceranët me të cilët u përballën sonte.

“Young Boys janë një ekip i rrezikshëm në kundërsulm dhe janë mësuar të luajnë në një fushë artificiale, që do të thotë të luajnë me një ritëm të lartë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të ishim të kujdesshëm dhe të mos lejonim hapësira. Ishim të bindur që ne do e gjenim epërsinë, herët apo vonë”, përfundoi italiani. / oversport.tv