Trajneri i Atalantës Gian Piero Gasperini ka sfiduar Interin. Ai thotë se skuadra e tij do të kërkojë të vërë në vështirësi zikaltrit me lojën e tyre, teksa i a thurur elozhe mbrojtësit të Kombëtares.
Ku ka ndryshuar Interi?
Lukaku ishte një pikë referimi. Punonin më pak për nxjerrjen e topit sepse me të dilnin menjëherë në sulm.
Si është Muriel?
Shpresojmë që të jetë gati për në ndeshjen e Champions-it dhe të ulet në pankinë. Ka punuar pak, por ende nuk mund të luajë. Problem tjetër kemi me Pessinën. Shpresoj të rikuperohet, por vështirë.
Si do të luani kundër Interit?
Interi ka bërë shumë gola nga goditjet e dënimit, por nuk mund t’ia heqim këtë cilësi. Ne duhet t’i limitojmë dhe me lojën tonë t’i vëmë në vështirësi. Në të kundërt rrezikojmë të pësojmë. Futbolli ka ndryshuar shumë sepse edhe skuadrat me pak emër tani luajnë në sulm dhe të hapin probleme.
Mendon se kjo sfidë do të luhet nga krahët?
Me Crotonen dhe Genoan kam luajtur me 4 mbrojtës. Mund ta bëj sërish. Por çdo ndeshje ka historinë e saj. Zappacosta luajti mirë ndaj Salernitanës.
Si do ta menaxhoni mbrojtjen?
Kemi shumë mënyra. Nëse luajmë me katër ka lojtarë që përshtaten shumë shpejt. Gjimshiti dhe Toloi kanë kapacitet superior, por edhe Palomino me Demiralin.
Zapata ishte pranë Interit. Sa e vështirë ishte që të rifutej sërish në psikologjinë e Atalantës?
Janë situata që ndodhin në merkato. Por Duvan është një djalosh i shkëlqyer. Jemi profesionistë dhe e dimë që në merkato mund të ketë thashetheme. Ai është i lidhur me këtë skuadër. Të gjithë e kemi parë impenjimin e tij në këtë fillim kampionati. /Oversport.tv